Technology Day 2010 - Ferizaj


artikuj

Host City Theatre - Adriana Abdullahu

Prej: E diel, 1 Gusht 2010 Ora: 15:00
Deri: E diel, 1 Gusht 2010 Ora: 19:00

Event Type: Education - Workshop

Rruga / Lokacioni: City Theatre - Adriana Abdullahu

Qyteti Ferizaj

Tel:

E-mail:

Website:

Maps:


Like (0)


Pershkrimi

Për hërë të parë në Kosovë, organizohet një prezentim i përbashkët i kompanive kosovare në lëminë e teknologjisë, për të organizuar kështu një ditë të veqantë për të diskutuar gjithqka për internetin, dukë përfshirë tema të ndryshmë, që kryesisht ndërlidhen me zhvillimin dhe implementimin e teknologjisë në Kosovë.

Fillimisht kjo nismë ka qenë iniciativë e përfaqësuesit të kompanisë Aleanet, ku nga KK Ferizaj është kërkuar për shfrytëzim Teatri "Adriana Abdullahu" , përkatësisht nga Drejtoria për Rini,Kulturë dhe Sport, ku ksaj kërkese i është kthyer përgjigje pozitive dhe kështu në bashkëpunim më kompanitë tjera pjesëmarrëse është caktuar data 1 Gusht, datë për mbajtjen e kësaj konference.

Në këtë konferencë kompanitë që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen jane: Aleanet, Rrota, Ogilvy, Flossk, Dataprognet, Gashi Comp, ku në agjendën e prezantimeve përfshihet edhe diskutimi për disa nga projektet zyrtare, ku këto firma pjesëmarrëse kanë qenë të involvuara.

Pos pjesëmarrësve nga vende të ndryshme nga Kosova, takimin do ta mbështesin edhe disa zyrtarë nga KK Ferizaj, duke mos lëne anash as mediat lokale që do të jenë të pranishme.

Ndërsa stafi organizues është duke punuar në këtë drejtim, që ky prezentim të jetë vërtetë një prezentim me vlerë për të gjithë pjesëmarrësit.

TechDay 2010 do të mbahet me 1 gusht të këtij viti në Ferizaj, me fillim nga ora 16.00 në Teatrin "Adriana Abdullahu"

Me respekt:
Stafi Organizativ

Per cdo gje drejtohuni tek: http://www.facebook.com/pages/Technology-Day-2010-Ferizaj/134521199899152


Komente

Jepni mendimin/komentin tuaj:
Emri:


Email:


Komenti:


Copyrights Ka'Me'Shku 2009 - www.kahmeshku.com | Përkrahur nga Komuna e Prishtinës, drejtoria e kultures, rinisë dhe sportit.