Ngjarje te tjera
Nga 6-9 gusht në Mitrovicë, në afërsi të urës së lumit Ibër, në ambient të hapur, do të shfaqen filma artistik nga vendi dhe Evropa. Gjatë katër netëve audienca mitrovicase do të ketë rastin të ndjekë filma artistikë me tema nga më të ndryshmet. Qëllimi i këtij aktiviteti është që qytetarëve mitrovicas t’iu ofrohet një aktivitet kulturor dhe relaksues në këto ditë vere. Ata do të mund të njihen me krijimtarinë e re të kinemat...ografisë së Kosovës, dhe me kulturat e tjera të Evropës.
Në praktikën e deritanishme, në kuadër të këtij aktiviteti veror, 7arte promovon dhe prezanton punën e një krijuesi/filmbërësi vendor, si dhe u jep mundësi bendeve muzikore
të performojnë me veprat e tyre .
Vjet (edicionin e parë) aktivitetin veror “Kinema e Hapur n’Iber” e kanë ndjekur më shumë se 2000 qytetarë dhe se aktiviteti ka pasur efektin e vet pozitiv.
Qendra e Kulturës në Mitrovicë dhe zona ku do shfaqen filmat, për vite me radhë kanë qenë nën përkujdesje te KFOR-it francez dhe duke ditur rrethanat politike në këtë zonë, ky aktivitet është i një lloji të veçantë dhe synon të shndërrojë këtë zonë, në një hapësirë më atraktive për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
“Kinema e hapur në Ibër” ka gjetur mbështetje financiare dhe teknike nga DKRS e Kuvendit Komunal të Mitrovicës si dhe Qendra e Kulturës, ndërsa implementimin e aktivitetit e bënë asocacioni 7arte dhe partnerët si NISI MASA dhe ImageinAir.
Programi
nata e parë janë: filma të shkurtër artistikë nga artistë të Kosovës, i ftuar special regjisori Burim Haliti;
nata e dytë - filma të shkurtër evropian, të prodhuar nga Rrjeti i Kinemasë së Re Evropiane NISI MASA;
nata e tretë - film artistik i metrazhit të gjatë dhe
nata e katërt - video art dhe performime muzikore nga rok bende lokale.
Copyrights Ka'Me'Shku 2009 - www.kahmeshku.com | Përkrahur nga Komuna e Prishtinës, drejtoria e kultures, rinisë dhe sportit.
