Ngjarje te tjera
*Bursa Ndërkombëtare e Parlamentit (IPS) 2011*
IPS u drejtohet talentëve të rinj të cilët në vendin e tyre në mënyrë aktive dëshirojnë të angazhohen rreth vlerave demokratike bazë. Bundestagu Gjerman u jep të rinjëve mundësinë që gjatë një veprimtarie prej 15 javësh pranë një anëtari (deputeti) të Bundestagut Gjerman të njohin sistemin parlamentar gjerman dhe proceset politike vendimore, si dhe të mbledhin përvojë praktike në fushën e punës parlamentare. Cak i këtij programi është të përkrahën dhe forcohën lidhjet e Gjermanisë me shtetet pjesëmarrëse. Tani mund të aplikojnë të rinjë nga 28 shtete: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnje dhe Herzegovinë, Bullgari, Estoni, Francë, Gjeorgji, Izrael, Kazakistan, Kosova, Kroacia, Letonia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke, Ukraina, Hungaria, SHBA.
*
Cilat janë kushtet?*
- Nënshtetësia kosovare
- studime universitare të përfunduara (B.A., B.S., Diplom-, Magjister-, Provimi shtetëror ose
Promovimi). Përfundimi i një shkolle të lartë profesionale nuk mjafton. (Vërtetimi mbi
përfundimin e studimeve mund të dorëzohet edhe deri më 31 dhjetor)
- njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane
- profesioni që synohët: punësimi në dëtyrë shtetërore ose ndonjë punë tjetër publike në vendin
tuaj si p..sh. media, parti të ndryshme, shoqata, shkolla të larta etj.
- duhet të jeni më i ri/ e re se 30 vjeç në kohën kur fillon programi
*Çfarë ofron bursa?*
Pjesëmarrësit do të marrin një bursë mujore prej 450 €. Gjithashtu merren përsipër shpenzimet për sigurimet ndaj sëmundje dhe aksidente, si dhe shpenzimet administrative dhe sociale. Do të ofrohet edhe stehim falas apo nëse dëshirojnë pjesëmarrësit të strehohen diku tjetër, ata do të marrin 250 € në muaj për qira. Rruga për në Berlin dhe kthimi gjithashtu do të merrën përsipër. Programi zgjat çdo vit nga 1 mars deri më 31 korrik.
*Kur është afati i fundit për aplikim?*
Afati i fundit për aplikim: 31 korrik 2010
*Kontakti?*
Ambasada Gjermane Prishtinë.
Adresen mund ta gjeni në: _www.bundestag.de/ips_ <http://www.bundestag.de/ips> ose në _www.pristina.diplo.de_ <http://www.pristina.diplo.de/
Copyrights Ka'Me'Shku 2009 - www.kahmeshku.com | Përkrahur nga Komuna e Prishtinës, drejtoria e kultures, rinisë dhe sportit.
